Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Marko 10:30 - Dhjata e Re 1827

30 Që të mos marrë njëqind për një ndashti ndë këtë jetë, shtëpira, e vëllazër, e motra, e mëmë, e djelm, e ara, ndë mes të vdekëjësë, edhe ndë jetë që vjen, jetë të pasosurë.

Gade chapit la Kopi




Marko 10:30
32 Referans Kwoze  

Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.


Që të mos marrë më shumë ndë këtë kohë, e jetë të pasosurë ndë jetë që vjen.


Posi të helmuarë, e pa gjithënjë të gëzuarë. Si të varfërë, ma shumë bëjmë të pasurë. Si pa pasurë gjë, ma që i kemi të gjitha.


Lum ai njeri që duron pirasmo, sepse kur të jetë dhoqimasurë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që është taksurë nga Zoti mb’ata që e duanë atë.


Ja, që të lumurë quajmë ata që duruanë, kini digjuarë të priturit’ e Iovit, e kini parë të sosurin’ e Zotit, se është shum’ i ndëjesësë Zoti, e bën ndëjesë.


Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.


E vërtet është fitim i madh besa, me të bërë me aft me të pakënë.


E këta ikëjnë nga faqea e sinodhit tuke gëzuarë, sepse u bënë të zotë që të ksenderonenë për ëmër të Iisuit.


Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë.


E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti.


Sepse paga e fajit është vdekëja; ma dhurëtia e Perndisë është jetë e pasosurë mbë Zotnë tonë Iisu Hristonë.


Edhe jo vetëmë këjo, po mburemi edhe ndë shtrëngime. E e dimë që shtrëngimi bën durimnë.


E prej mesit natësë Pavllua edhe Silla falishnë e lëvdoijnë Perndinë. E ata që qenë hapsosurë, i mbaijnë vesh.


E Iisui ecën ndëpër Iero, ndë kube të Sollomoit.


Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.


Po kërkoni më përpara mbretërin’ e Perndisë, edhe të drejtën e tij, e gjithë këto do t’u ipenë juvet.


I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.


Këjo është ajo e taksurë, që u taksi juvet ai, jetën’ e pasosurë.


E tjatër ra mbi dhe të mirë, e ipte fara pjesë, një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.


E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.


Sepse të punuarit’ e kurmit pak vëjen, ma evsevia e besa ësht’ e vëjierë mbë të gjitha, e ka të taksura të kësaj jetet e t’asaj që vjen.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite