24 E mathititë çuditejnë për fjalë të tij. E Iisui pameta u përgjegj, e u tha ature: Djelm, sa zahmet është të hijënë ndë mbretëri të Perndisë ata që kanë omuthnë ndë gjë.
Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.
Djelmthit’ e mi, u shkruaj juvet këto punëra, që të mos fëjeni. E ndë pastë ndonjë fëjierë, kemi kush të lutetë mbanë babait, Iisu Hristonë të drejtinë.
Djelm, edhe pakëzë kohë jam me juvet. Do të më kërkoni, e (si)kundrë thaçë çifutet, që tek të vete unë, juvet s’mundni të vini, edhe juvet u thom ndashti.
E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij?