Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
E si i vështroi ata me të zëmëruarë, sepse i eleimonisej për të verbuarit’ e zëmërësë ture, i thotë njeriut: Ndër dorënë tënde. E e ndëri, e u bë dor’ e tij e shëndoshë, posi edhe tjetëra.
Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
Ju përgjegj Iisui: Vërtet, vërtet të thom tij, kush nukë len për së ditit prej ujit e prej Shpirtit Shënjtit, nukë mund të hijë ndë mbretëri të Perndisë.