Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Marko 10:17 - Dhjata e Re 1827

17 E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë?

Gade chapit la Kopi




Marko 10:17
28 Referans Kwoze  

Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë.


E ja, e u ngre një dhaskal i nomit, për të guciturë atë, e i thotë: Dhaskal, ç’të bëj që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?


E si i nxori ata jashtë, u thotë: Ç’duhetë të bëj unë që të sosem?


E si digjuanë, u lutnë ndë zëmërë të ture, e i thanë Petrosë edhe apostojet së tjerë: Ç’të bëjëmë, o vëllazër?


Edhe ndashti, o vëllazër, u lë juvet te Perndia, edhe mbë fjalë të dhurëtisë tij, që ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë të Shënjtëruarë.


E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç.


Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.


E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj.


E këjo është thelim’ e atij që më ka dërguarë mua, që cilido që sheh të birë e beson nde ai, të ketë jetën’ e pasosurë; e unë do ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.


Hajdeni, e viri re kartëratë, sepse juvet thoi të kini mbë to jetën’ e pasosurë. E ato janë që martirisjënë për mua.


Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe.


Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë?


E si pa Iisui që mbëjidhejnë shumë turmë, e foverisi Shpirtin’ e pëgërë, e i tha atij: Ti Shpirt i vuvosurë edhe i shurdhërë, unë të bëj porsi, dil nga ai njeri, e të mos hiç më nde ai.


E vjen nde ai një njeri i leprosurë, e i lutej, e bijte mbë këmbë të tij, e i thoshte, që: Ndë daç, mund të më shëroç.


E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij.


Këjo është ajo e taksurë, që u taksi juvet ai, jetën’ e pasosurë.


Sepse paga e fajit është vdekëja; ma dhurëtia e Perndisë është jetë e pasosurë mbë Zotnë tonë Iisu Hristonë.


Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? S’është ndonjë i mirë, përveçme një, Perndia.


T’u ndritjë sitë e mëndiesë suaj, që të diji juvet, cila është shpëresa e thërresësë tij, e cili është nderi i madh i pjesësë tij për Shënjtorë.


Që si të bënemi të drejtë me dhurëti t’atij, të jemi si është shpëresa, klironomë të jetësë pasosurë.


Nukë janë të gjithë Shpirtëra të shërbesësë, që dërgonenë për të shërbierë, për ata që duanë të klironomisjënë sotirinë?


Mbë një klironomi të paprishurë, e të pamolepsurë, e të pamarangjasurë, të ruajturë ndë Qiell për juvet.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite