15 Me të vërteta u thom juvet, ai që të mos marrë mbretërin’ e Perndisë posi djalë, do të mos hijë mbë të.
E tha: Me të vërteta u thom juvet, ndë mos u kthefi, e të bëneni si edhe djelmtë, do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet.
Me të vërteta u thom juvet, se ai që të mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do të mos hijë mbë të.
Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet.
Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë.
Posi foshnjë lerë ndashti, duajni me dëshërim qumështit’ e Shpirtit të kulluaritë, që të rriti mbë të.