Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Marko 10:14 - Dhjata e Re 1827

14 E si pa Iisui, u zëmërua, e u tha ature: Liri djelmtë të vijënë ndek u, e mos i mbodhisni ata, se së tillëvet është mbretëria e Perndisë.

Gade chapit la Kopi




Marko 10:14
36 Referans Kwoze  

Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet.


Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell.


E ai dha që të tapinosjë vetëhen’ e tij si kij djalë, ai është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet.


Posi foshnjë lerë ndashti, duajni me dëshërim qumështit’ e Shpirtit të kulluaritë, që të rriti mbë të.


E sepse që nga foshnjëria ote ke mpsuarë grammatit’ e Shënjtëruara, ato që mundjënë të të mpsojënë për shpëtim, me anë të besësë që është mbë Hristonë Iisunë.


Edhe mbë gojë të ture nuk’ u gjënd gënjeshtrë; sepse janë të pafaj përpara fronit së Perndisë.


Tuke kujtuarë besënë tënde të pagënjeshtrë, që pat qënë përpara ndë gjushenë tënde Lloidhënë, e ndë mëmënë tënde Evnikënë, e di me të vërteta që është edhe tek ti.


Ndë zëmëroni, ruhi nga fai, mos perëndojë Dielli mbi zëmërim tuaj.


Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë.


Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë të besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë të besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do të qenë të molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë.


Këta dha nga an’ e Ungjillit janë armiq për juvet. E nga an’ e së zgjedhurësë, janë të dashurë për sebep të baballarëvet.


E nd’është të nisuritë të Shënjtëruarë, edhe brumëtë të Shënjtëruarë. E nd’është rrënja e Shënjtëruarë, edhe degatë.


Juvet jini djelmt’ e profitet e të dhjatësë që bëri Perndia me baballarë tuaj kur i tha Avraamit: E ndë farë tënde do të jenë bekuarë gjithë fëmijët’ e dheut.


Sepse për juvet është të taksuritë, e për djelm tuaj, edhe për gjithë të largëtë, cilitëdo që do të thërresë Zoti Perndia onë.


Edhe ai si u kthie, e vështroi mathitit’ e tij, e qërtoi Petronë, e i tha: Hajde prapa meje satana, se nukë mëndone punërat’ e Perndisë, po të njerëzet.


E si i vështroi ata me të zëmëruarë, sepse i eleimonisej për të verbuarit’ e zëmërësë ture, i thotë njeriut: Ndër dorënë tënde. E e ndëri, e u bë dor’ e tij e shëndoshë, posi edhe tjetëra.


Lum ata që janë të varfërë ndë shpirt, se ature është mbretëria e Qiellvet.


Lum ata që ndiqenë për të drejtënë, se ature është mbretëria e Qiellvet.


E ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Vërtet, vërtet të thom tij, ndë mos leftë njeri sipërit, nukë mund të shohë mbretërin’ e Perndisë.


Ju përgjegj Iisui: Vërtet, vërtet të thom tij, kush nukë len për së ditit prej ujit e prej Shpirtit Shënjtit, nukë mund të hijë ndë mbretëri të Perndisë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite