Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.
Do të jetë ndë të pastajmetë dit (thotë Perndia) do të derdh unë nga Shpirti im mbi gjithë njerëz; e do të profitepsjënë bijtë tuaj edhe bijatë tuaj; e trimshorëtë tuaj do të shohënë të para, e pleqtë tuaj do të ëndërronenë ëndërra.
Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.
U përgjegj Ioanni gjithëvet, e u thotë: Unë u pagëzoj juvet me ujë, po vjen një m’i fortë se unë, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripn’ e këpucëvet së tij, ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt, edhe me zjar.
E unë nuk’ e njoha atë, po ai që më solli mua të pagëzoj nd’ujë. Ai më tha mua: mb’atë që të shohç të zbresë Shpirti e të qëndrojë mbi të, kij ësht’ ai që pagëzon me Shpirt Shënjt.