E ai si dolli jashtë, nisi të qiriks shumë, e të mbill fjalënë, kaqë që nukë mund të hinte ai nde ndonjë qutet faqeza, po rrijte jashtë mbë vënd që s’qenë njerëz, e vijnë nde ai nga çdo anë të vëndit.
E ëmër i tij mori gjithë Sirianë, e bijnë nde ai gjith’ ata që qenë sëmurë keq, e vasanishesinë nga çdolloi sëmundë, edhe nga dhemonë, edhe nga bëtajë, edhe nga të mbajturë, e i shëron ata.
E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij?