Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Kollosait 3:15 - Dhjata e Re 1827

15 E paqi i Perndisë le të forconetë ndë zëmëra tuaj, mb’atë jini të thirrë për të bërë një kurm, e njihni dhurëtinë.

Gade chapit la Kopi




Kollosait 3:15
35 Referans Kwoze  

Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë.


E Perndia e shpëresësë u mbushtë juvet me çdofarë gëzimit e paqit me anë të besësë, që të tepëroni juvet ndë shpëresë me fuqi të Shënjtit Shpirt.


Epni efharisti për gjithë punëra, sepse këjo është dashuri e Perndisë mbë Hristo Iisunë mbë gjithë juvet.


Sepse u bëm të drejtë dha me anë të besësë, kemi paq me Perndinë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit.


E çdofarë punë që të thoni a të bëni, (bënie) gjithë mbë ëmër të Zotit Iisuit, tuke efharistisurë Perndinë e babanë për të.


Këto u thaçë juvet, që të kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do të kini, po kíi tharos, unë e munda botënë.


Tuke dhënë lëvdim gjithënjë për çdofarë punë Perndisë e babait mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit.


Që të bëneni të pasurë ndë çdo punë mbë çdofarë të mirë, që bie nga ana onë lëvdim Perndisë.


Një kurm vetëmë, e një Shpirt vetëmë, sikundrë jeni edhe thirrë ndë një shpëresë të vetëmë të thirturitë suaj.


Sepse mbretëri e Qiellet nuk’ është të ngrënë e të pirë, po të drejtë e paq edhe gëzim mbë Shpirtinë Shënjt.


U lutem adha protoparë gjithëvet të bëni të lutura, të faltura, të taksura, efharistira, për gjithë njerëz.


Rrënjosurë e ktisurë mbë të, e forcuarë mbë besë, sikundrë jini dhidhaksurë, tuke shtuarë mbë të me efharisti.


Bëni të gjarë Perndisë si djelm të dashurë.


Sepse gjithë punëtë janë për juvet, që dhurëtia të tepëroj fort shumë për nder të Perndisë me efharisti të së shumëvet.


Tuke thënë: Vërtet. Bekimi edhe lëvdimi, edhe sofia, edhe efharistia, edhe nderi, edhe të fortëtë, edhe kuveti, mbë Perndinë tënë mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë!


Nga ai gjithë kurmi puthisurë e bashkuarë me anë të gjithë quçevet që është dhënë si shërbesë e maturë mbë çdo anë, bën të rriturit’ e kurmit mbë të dërtuarë të tij me dashuri.


Lëvdojmë babanë që na bëri të zotë të jemi pjesëtarë nevet ndë pjesë të shënjtorëvet mbë dritë.


Me anë t’atij adha biemë Perndisë kurdo thisi lëvdimit, domethënë pemënë të buzëvet, që molloisjëmë ëmërin’ e tij.


Ma nd’u ndaftë i pabesi, le të jetë ndarë, sepse nuk’ është ndë skllavi vëllai a motra ndë këto punëra, po Perndia na ka thirrë ndë paq.


Sepse ndonëse e njohnë Perndinë, nuk’ e nderuanë si Perndi, a ta efharistisnë, po u marruanë ndë mënd të ture, e u erëcua e pamëndia zëmër’ e ture.


Sepse një bukë vetëmë, një kurm vetëmë, jemi nevet të gjithë, sepse nga ajo e njëit bukë kemi pjesë të gjithë.


Lëfto ndë luftë të mirë të besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, që për atë je thirrë, e mollojise një molloji të mirë përpara shumë martirëvet.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite