E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
E të zbrit Shënjti Shpirt mbë të, e mbë të dukurë të tij, dukej posi pëllumbë. E gjau të bënej zë nga Qielli, e të thosh: Ti je biri im i dashuri, që mbi ti unë prëhem.
Sepse jemi adha fili nga Perndia, nukë duhetë të silloisemi se të qënët’ e Perndisë ka të gjarë me ar, a me ergjënd, a me gur të peleqisurë nga zanati a nga mëndia e njeriut.