Po me dhurëti të Perndisë jam ai që jam, e dhurëti e saj që është tek u, nuk’ u bë e mbrazëtë, po më shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë që është bashkë me mua.
T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë!
Sepse u dua që të diji juvet, sa shtrëngim kam unë për juvet, edhe për ata të Llaodhiqisë, edhe për gjith’ ata që nukë kanë parë faqenë time të kurmit.
Sepse juvet i mbai mënd, vëllazër, zahmetnë tonë e të lodhuritë; tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndojmë asnjë prej jush, kemi dhidhaksurë Ungjillë e Perndisë ndër juvet.
U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.
E mb’atë që është i fuqiçim të bëjë gjithë punëtë më të shtuara fort më të shumë nga ajo që i kërkojmë, a vëmë ndër mënd, si ka fuqinë që bën mbë nevet.
Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet.