Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Kollosait 1:23 - Dhjata e Re 1827

23 Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.

Gade chapit la Kopi




Kollosait 1:23
72 Referans Kwoze  

Sepse jemi bërë shokër me Krishtinë, ndë mbajtishim pa luajturë ngjera më pastaje themelin’ e të qënit.


Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë.


Ma i drejti do të rrojë me besë, e nd’u ktheftë mbë të prapë, nukë do të prëhetë Shpirti im mbë të.


Le të mos lodhemi tuke bënë të mirënë, sepse ndë mos u lodhçim, do të korrjëmë me kohë të saj.


E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime.


Që të rrijë Krishti ndë zëmëra tuaj me anë të besësë.


Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut.


Atë shpëresë e mbamë posi angure të paluajturë e siguro të Shpirtit, e ajo hin ngjera mbë të brëndëshmë të velesë.


Pra andaj edhe unë si s’munda më të durojë, dërgova të njoh besënë tuaj, se mos u guciti juvet ai që gucit, e bënetë mundimi inë mbë të mbrazëtë.


T’u ndritjë sitë e mëndiesë suaj, që të diji juvet, cila është shpëresa e thërresësë tij, e cili është nderi i madh i pjesësë tij për Shënjtorë.


Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë.


E qenë që rrijnë ndë Ierusalim çifut, njerëz me frikë të Perndisë, nga çdo fili që janë ndënë Qiell.


Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.


Që asaj qishe u bëçë unë shërbëtuar, sikundrë qe konomia e Perndisë, që m’u dha mua mbë juvet, të mbush fjalën’ e Perndisë.


Ai që të mos qëndrojë tek unë, do të hidhetë poshtë posi dhria e do të thahetë, e i mbëjedhënë ato e i vënë mbë zjar e digjenë.


E unë u lutçë për ti, që të mos të të lipsjë besa jote e ndonjëherë kur të ktheneç, stereos vëllazërit’ e tua.


Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.


Kur kemi adha një Arhieref të madh, që shkoi ndëpër Qiell, Iisunë të bir’ e Perndisë, le të mbajëmë molloinë tënë.


Rrënjosurë e ktisurë mbë të, e forcuarë mbë besë, sikundrë jini dhidhaksurë, tuke shtuarë mbë të me efharisti.


Mirë ecjëtë. Cili u mbodhisi juvet që të mos bindishitë ndë të vërtetë?


Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë.


E u tha ature: Haideni ndë gjithë botë, e qiriksni Ungjillë ndë gjithë dinia.


Po le të mbetetë mbë juvet ajo hrismë që kini marrë prej si, e nukë kini hri që t’u dhidhaksjë njeri juvet, ma sikundr’ u dhidhaks juvet ajo hrismë për të gjitha, edhe ësht’ e vërtetë e nuk’ është gënjeshtjare, e sikundr’ u ka dhidhaksurë juvet, qëndroni mbë të.


Për ju që ruhai me fuqi të Perndisë me anë të besësë për shpëtim që është bërë gati për të çfaqurë ndë kohë të pastajme.


Që si të bënemi të drejtë me dhurëti t’atij, të jemi si është shpëresa, klironomë të jetësë pasosurë.


Asaj martiriet u vuçë unë dhaskal e apostoll (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjej) dhaskal thom i filivet së tjera ndë besë e ndë të vërtetë.


E ap lëvdim atij që më ka bërë të fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse më llogjiasi të besësë, tuke vënë mua ndë punë.


E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti.


Andaj na që jemi bijt’ e ditësë, le të jemi esëllë, e le të veshjëmë skutar’ e besësë, e të dashurisë; e periqefalë, shpëresë të shpëtimit.


Që të mos trubullonetë njeri ndë këto shtrëngime, sepse edhe ju vetë e diji, që për këto jemi dhiorisurë.


Nga ai gjithë kurmi puthisurë e bashkuarë me anë të gjithë quçevet që është dhënë si shërbesë e maturë mbë çdo anë, bën të rriturit’ e kurmit mbë të dërtuarë të tij me dashuri.


Mb’atë gjithë shtëpia mbëjedhurë, rritetë mbë Qishë shënjte të Zotit.


Sepse navet nga Shpirti me anë të besësë presëmë shpëresën’ e së drejtësë.


Unë trëmbem për juvet, se mbase u munduaçë mbë të mbrazëtë për juvet.


Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet.


Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.


Cili është Pavllua, e cili ësht’ Apolloi? Jo jetërë po shërbëtorë që me anë të ture besuatë juvet, e sikundrë që dha Zoti mbë cilinëdo.


Që të jem unë shërbëtuar i Iisu Hristoit mb’anë të filivet, të punoj si prift Ungjilln’ e Perndisë, që të dheksetë mblata e filivet, e të shënjtëronetë me anë të Shënjtit Shpirt.


E shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perndisë është derdhurë ndë zëmëra tona me anë të Shpirtit Shënjt që na është dhënë nevet.


Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë.


Po ngreu, e qëndro dreq mbë këmbë të tua, se për këtë punë u dukçë tek teje, të të bëj ti shërbëtor, edhe martir t’ature punëravet që pe, edhe t’ature që do të të dukem tij për to.


E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë.


E ai si vate e pa dhurëtin’ e Perndisë, u gëzua, e i porsiti të gjithë të rrijnë me zëmërë të drejtë mbanë Zotit.


E as mbë ndonjë tjatër është shpëtimi; sepse as tjatër ëmër është ndënë Qiell dhënë mbë njerëz, që me anë të tij duhetë të sosemi na.


Të zërë vëndnë e kësaj punet, edhe apostolisë që ra Iudha, që të vejë ndë vënd të tij.


Sepse qe nëmëruarë me nevet bashkë, e ndodhi të kish me short këtë punë që kemi navet.


Ai gjan me një njeri që kur bën shtëpinë rrëmon, e thellon, e vë binanë mbi shpellë, e kur erdhi ujëtë, e i ra lumi asaj shtëpiet, s’mundi ta luan atë shtëpi, sepse kish binanë mbi gur.


Pra andaj si kemi këtë shërbesë nevet, sikundrë u eleism, nukë përtojëmë.


Po si të vijë Shënjti Shpirt mbë juvet do të mirri prei si fuqi; e do të jini martirë të mitë edhe ndë Ierusalim, edhe ndë gjithë Iudeë, e Samarië, edhe ngjera mb’anë të dheut.


Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.


E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite