3 Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.
Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.
Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.
Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.
Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.
Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë.