19 Këta janë që shquajnë vetëhenë si kafshë që nukë kanë Shpirt.
Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
Po juvet nukë jini ndë kurm, po ndë Shpirt, sepse rri Shpirti i Perndisë mbë ju. Ma nd’është ndonjë që s’ka Shpirtin’ e Krishtit, kij nuk’ ësht’ i Krishtit.
Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e së paudhit.
Le të mos lëmë të mbëjedhuratë tona, sikundrë kanë adet të bëjënë dica, tuke bërë zëmërë; e kaqë më shumë, sa që shihni që afëronetë ajo ditë.
A nuk’ e diji që kurmi juaj është qishë e Shënjtit Shpirtit që është ndër ju, e ai Shpirt u është dhënë nga Perndia, e nukë jini të vetëhesë suaj?