11 Edhe ajo tha: Ndonjë, Zot. Edhe Iisui i thot’ asaj: As unë s’të dëmëtoj ti. Hajde, e mos fëje më.
Sepse nukë dërgoi Perndia të bir’ e tij ndë botë, që të dëmëtojë botënë, po që të sosetë bota me anë të tij.
Pasandaj e gjen atë Iisui ndë Iero, e i thot’ atij: Vështro, u shërove; mos bëç më faje, që të mos të të vijë ndonjë tjatër më e keqe.
Juvet gjukoni sikundr’ u thotë kurmi, unë ndashti nukë gjukoj ndonjë.
U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani.
Nuk’ arçë të thërres të drejtëtë ndë metani, po fajëtorëtë.
A ksenderon të mirat’ e shuma t’asaj, e durimnë, e të prituritë, e nuk’ e di që të butët’ e Perndisë të heq tij ndë metani?
Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni.
Kështu u thom juvet, gëzim bënetë përpara Ëngjëjet së Perndisë për një fajëtuar që metanois.
U përgjegj Iisui: Mbretëria ime s’është nga këjo botë. Të qe nga këjo botë mbretëria ime, trimat’ e mi do të lëftoijnë që të mos bie ndë duar të çifutet, po ndashti mbretëria ime s’është këteje.
Po ishte e udhësë të bëjëmë gosti e gëzim, sepse kij vëllai it qe i vdekurë e pa rron, e i humburë e u gjënd.
E zëmërën’ e gjerë të Zotit sinë kinie ndë vënd të shpëtimit, sikundr’ u shkroi juvet edhe vëllai inë i dashurë Pavllua për sofi që i qe dhënë atij.
Sepse ç’borç kam unë që të gjukoj ata që janë jashtë? Nukë gjukoni juvet për ata që janë brënda?
Sepse i biri i njeriut nuk’ erdhi të humbasë Shpirte njerëzet, po të sosjë, e vanë ndë tjatër fshat.