E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe.
Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit.
E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit.
Andaj ca nga Farisejtë thoshnë: Kij njeri, që nukë ruan të Shëtunënë, nuk’ është nga Perndia. Të tjerë thoshnë: Qish mund një njeri fajëtuar të bëjë të tila çudira? E qe mb’ata të shqierë.