Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Ioanni 19:6 - Dhjata e Re 1827

6 Ma poqë e pan’ atë të parët’ e priftëret edhe kopijtë, thirrë më fort e thanë: Mbërthee mbë Kruq, mbërthee mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mirrie juvet atë e mbërthenie mbë kruq, se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.

Gade chapit la Kopi




Ioanni 19:6
15 Referans Kwoze  

U thot’ adha ature Pillatua: Merrie atë juvet e gjukonie atë sikundrë kini nomnë tuaj. Ma çifutë i than’ atij: s’është ndëjierë ndë nevet të vrasëmë ndonjë.


Dolli dha përsëri Pillatua përjashta e u thot’ ature: Ja, që ua nxjer atë jashtë juvet, që të kupëtoni se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.


Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë.


Këtë që qe dhënë me thelimë të parë e me të dijturë të Perndisë, si zutë juvet e e mbërthietë mbë Kruq me duar të panomet, e vratë.


E ata thirrë: Merre, merre, mbërthee atë mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mbretnë tuaj të mbërthej mbë kruq? U përgjegjnë të parët’ e priftëret: Nukë kemi mbret përveçe Qesarit.


Edhe Pillatua u tha të parëvet së priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri.


E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë.


U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq.


E Petrua vij pas sij për së largut, ngjera ndë avlli të së parit së priftëret, e si hiri brënda, rrij bashkë me kopij, të shih të pastajmenë.


E Iudha si mori trimatë, edhe kopij nga të parët’ e priftëret e nga farisejtë, vate atje me fanarë, e me llambadha, e me armë.


I thot’ atij Pillatua: Ç’ësht’ e vërteta? E poqë tha këtë, dolli përsëri të gjen çifutë, e u thot’ ature: Unë nukë gjej ndonjë faj mbë të.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite