6 Këtë parimi u tha ature Iisui, po ata nukë kupëtuanë se ç’qenë ato që u thosh ature.
Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë që të mos u thom më juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë.
U thot’ ature Iisui: I kupëtuatë gjithë këto? Edhe ata i than’ atij: I kupëtuam, o Zot.
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.
Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt.
Për çfarë punë nukë kupëtoni juvet gjuhënë time? Sepse nukë mundni të ndieni fjalënë time.
E ata nukë kupëtuanë, që për babanë u thosh ature.
Ç’domethënë këjo fjalë që tha: Do të më kërkoni mua, e do të mos më gjeni? E: Tek jam unë, juvet s’mundni të vini?
Andaj shumë nga mathitit’ e tij, si digjuanë, thanë: E ashprë është këjo fjalë. Kush mund t’i digjojë atij?
E çifutë grindeshinë njeri me jatërinë, e thoshnë: Qish mund kij të na apë nevet kurmin’ e tij të hamë?
Gjithë këto i thosh Iisui ndë botë me paravolira, e pa paravolira s’u foli ature.
E pa paravoli nuk u flit ature; e kur mbetejnë vetëmë, ua ksijiste të gjitha mathitivet së tij.
I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua.
Ma u gjau ature këjo e parimisë vërtetë: Qeni u kthe mbë të vjellë të tij; e: Dosa si u la, u kthe ndë lucë të qilisej.