Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.
E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë.
Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell.
E i dhidhaks ata, e u thosh: Nuk’ është shkruarë, se shtëpia ime do të thuhetë shtëpi e së falturit për gjithë miletë? E juvet e bëtë atë shpile të kusarëvet.