E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.
Nuk është kij ai që bën arkazë, i biri Mariësë, e vëllai i Iakovoit, e Iosiut, e i Iudhësë, e i Simonit? E nukë janë motrat e tij këtu bashkë me nevet? E skandhalisejnë mbë të.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
Qenë gjithë bashkë Simon Petrua, edhe Thomai që quhej Dhidhimo, edhe Nathanaili, që qe nga Kanaja e Galileësë, edhe bijt’ e Zevedheosë edhe di të tjerë nga mathitejt’ e tij.
Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet.