Ve mbë tij Horazin, ve mbë tij Vithsaidha, se ndë ishnë bënë ndë Tiro, edhe ndë Sidhonë thavmaturgjitë që u bënë mbë ju, që më përpara do të kishnë metanoisurë, e do të vishnë thesë, edhe do të vijnë ndë krie hi.
E ve mbë tij, o Horazin, ve mbë ti o Vithsaidha, se të qenë bërë ndë Tiro e ndë Sidhonë çuditë që u bënë ndër ju, që njëherë do të qenë pushtruarë me thes, e do të rrijnë ndë hi të metanoisnë.
E si u kthienë apostojtë, i rrëfienë atij gjith’ ato që bënë. E si i mori ata me vetëhe, u hoq mbë një vënd të shquarë të qutetit që quhetë Vithsaidha.
Edhe Andhreanë, edhe Filipnë, edhe Varthollomeonë, edhe Mattheonë, edhe Thomanë, edhe Iakovonë të bir’ e Allfeosë, edhe Thadheonë, edhe Simonë Kananitnë.
E poqë hinë ndë shtëpi, hipnë ndë hoçore, tek rrijnë e pritnë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea, Filippoi edhe Thomai, Varthollomeua edhe Mattheua, Iakovoi i biri Allfeosë, edhe Simon Zilloteu, edhe Iudha vëllai i Iakovit.