Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture.
E cop’ e kartësë që dhiavas qe këjo: Posi dashi u pru për të therturë, e posi qengj që rri pa zë përpara atij që e qeth atë, ashtu nukë hapi gojën’ e tij.
Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë.
E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet.
E vura re, e ja një qengj që rrij ndë mal të Sionit, e bashkë me të njëqind e dizet e katër mijë krerë, që kishnë shkruarë ëmërin’ e babait së tij ndë ballëra së ture.
E ju përgjegjçë atij: Ti i di, Zot. E ai më tha mua: Këta janë ata që kanë ardhurë nga një shtrëngim i madh, e kanë larë rrobat’ e ture, e kanë cbardhurë stolit’ e ture ndë gjak të qengjit.
Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.
Edhe ai do të pijë nga vera e urgjisë Perndisë, e nakatosurë me verë shqeto ndë potir t’urgjisë tij; e do të mundonetë me zjar e shqufur përpara Shënjtorëvet ëngjëj, e përpara qengjit.
E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.
Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit.
E poqë mori kartënë, të katër kafshëtë e të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis përpara qengjit e kishnë cilido qithara e kupa t’arta plot me mirudhira. Ato janë të falat’ e Shënjtorëvet.
Edhe nga Iisu Hristoi, që është martir i vërtetë, e i pari ndë të lerë nga të vdekuritë, e i pari i mbretëret së dheut, ai që na deshi nevet, e na lau nevet nga fajetë tona me gjak të tij.
E erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëitë që kishnë të shtatë kupëtë të plotatë me të shtatë plagë të pastajme, e kuvëndoi me mua, e më tha: Eja të të dëftoj gruanë, nusen’ e qengjit.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe.
Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.