14 E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta.
Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.
Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture.
E më tha: Sado t’është dhurëtia ime, sepse fuqia ime vjen ndë të sosurë me anë të sëmundëjësë. Me gëzim adha do të mburrem ndë smundëja të mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
Baba, unë dua, ata që më dhe mua, të jenë edhe ata me mua, atje tek jam unë, që të shohënë nderë tim, që më dhe mua ti, sepse më ke dashurë mua pa bënë edhe bota.
I thotë dha atij Pillatua: Mbret adha je ti? Ju përgjegj Iisui: Ti e thua që jam unë mbret. Unë për këtë punë u lindçë, e për këtë arçë ndë botë, që t’ap martiri mbë të vërtetë. Ai që është nga e vërteta, digjon zënë tim.