13 Ata as prej gjakut, as prej thelimet së kurmit, as prej thelimet së burrit, po prej Perndisë lenë.
Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia.
Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij.
Sepse jini lerë për së ditit jo nga farë e prishurë, po të paprishurë me anë të fjalësë Perndisë mbetetë gjallë, e që ndë gjithë jetë.
Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
Sepse gjith’ ajo që është lerë nga Perndia, mund jetënë. E këjo është vitorea që mundi jetënë, besa jonë.
Të dashurë, le të duamë njeri-jatërinë, sepse dashuria është nga Perndia. E ai që do, është lerë nga Perndia e njeh Perndinë.
Jo për punëra të drejta që bëm nevet, po për ndëjesë të tij na sosi nevet, me anë të së larit të së lerit së ri e të përtërijturit Shënjtit Shpirt.
Sepse Perndia ësht’ ajo që punon mbë juvet, edhe të dashurënë edhe të bërënë, sikundr’ është thelim’ e tij e mira.
Unë fitepsa, Apolloi potisi, ma Perndia i rriti.
Cilido që beson, që Iisui është Krishti, ai është lerë nga Perndia. E cilido që do atë që polli, do edhe atë që është lerë prej si.
E dimë që cilido që lehetë nga Perndia, nukë fëjen. Po ai që lehetë nga Perndia, ruan vetëhenë, e i ligu nuk’ i qasetë atij.
E ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Vërtet, vërtet të thom tij, ndë mos leftë njeri sipërit, nukë mund të shohë mbretërin’ e Perndisë.
E mos thoi me vetëhe, që Avraamnë kemi baba, sepse u thom juvet, se Perndia mund edhe nga këta gurë të krejë djelm t’Avraamit.
Posi foshnjë lerë ndashti, duajni me dëshërim qumështit’ e Shpirtit të kulluaritë, që të rriti mbë të.