Sa madhëcoi vetëhen’ e saj, e rroi ndë bolluk, e gëzim, e kaqë t’i epni asaj mundim e të qarë; sepse thotë ndë zëmërë të saj: Rri mbretëreshë, e nukë jam e ve, as do të di se ç’është të qarëtë.
Këta janë dhunëra ndë dashurira tuaj, tuke ndënjurë bashkë ndë mësallë pa turp, mbajnë vetëhen’ e ture; mjergulla të pauja, që i bie era tutje e tëhu, lisa të vjeshtësë, të papemë, vdekurë di herë, për të shkulurë nga rrënjatë.
E do të marrënë pagën’ e adhiqisë, ata që silloisjënë të pëlqierë zefqetë që bëjënë përditë, të zhierë e të sharë, tuke ksefandosurë ndë gënjeshtra të ture, kur gostitenë me juvet bashkë.