Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa.
Me anë të besësë pru Aveli mbë Perndinë kurban më të mirë se Kaini. Për atë besë është mburrurë për i drejtë se i dheksi atij Perndia dhurëtinë. E për atë besë ndonëse vdiqi, edhe po mbahetë mënd.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, që t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
Andaj edhe nevet, që atë ditë që digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë që të mbushi nga të njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci të Shpirtit.