15 E të falët’ e besësë do të shpëtojë të sëmurinë, e do ta ngrërë atë Zoti. E nd’u gjëntë edhe me faje, do të ndëjenenë atij.
Ka të keq ndonjë nga jush, le të lutetë; ka gëzim, le të psalljë.
Ksemollojisni njeri-jatërit fajetë, e lutuni njeri për jatërinë, që të shëroni. Shumë fuqi ka të luturit’ e së drejtit kur punonetë.
Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era.
Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë.
Pasandaj e gjen atë Iisui ndë Iero, e i thot’ atij: Vështro, u shërove; mos bëç më faje, që të mos të të vijë ndonjë tjatër më e keqe.
E këjo është thelim’ e babait që më ka dërguarë, që nga gjith’ ajo që më dha ai mua, të mos humbas gjë nga ajo, po ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.
Sepse si nukë njohu me sofi të Perndisë bota Perndinë me anë të sofisë deshi Perndia me marrëzi të dhidhahisë të sosjë ata që besojënë.
Sepse e dimë se ai që ngjalli Zotnë Iisunë, do të ngjalljë edhe nevet me anë të Iisuit, e do të na nxjerë të na apë vënd përpara si bashkë me juvet.
Le të dijë se ai që kthen fajëtorë nga gënjeshtra e udhësë tij, do të shpëtojë Shpirt nga vdekëja, e do të mbulojë turmën’ e fajevet.