15 Ndaje të thoshetë juvet: Ndë dashtë Zoti, e do të rrojmë, e të bëjmë këtë, edhe atë.
E këtë do ta bëjmë ndë na e ndëjeftë Perndia.
Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër të krëmptenë që vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do të kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa.
Tuke luturë gjithënjë ndë të falturë tim, ndë qoftë ndonjëherë do të bëj udhë të mbarë për ëmër të Zotit, të vij ndër ju.
Sepse nukë dua që t’u shoh juvet ndashti mbë të shkuarë, po shpërej që të qëndroj dica kohë ndër juvet, ndë ma ndëjeftë Zoti.
Që të vij me gëzim ndër ju me të dashurë të Perndisë, e të prëhem bashkë me ju.
Po do të vij shpejt ndër ju, ndë dashtë Zoti, e do të njoh jo fjalën’ e ature që u perifanepsnë, po fuqinë.
Ma ndashti mburri mbë të mbajturë të madh tuaj. Çdo të mburrurë të tillë është të liga.