Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Iakovit 3:6 - Dhjata e Re 1827

6 Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë.

Gade chapit la Kopi




Iakovit 3:6
62 Referans Kwoze  

Ndonjë gjë që është jashtë njeriut, e hin mbë gojë të tij, nukë mund ta pëgëjë njerinë, po ato që dalënë prej sij, ato janë që e pëgëjënë njerinë.


E ai thirri e tha: Jat Avraam, le të të vijë keq për mua, e dërgo Llazarinë, të ngjiejë majën’ e gjishtit së tij me ujë, e të më lagië gjuhënë time, se digjem ndë këtë flakë.


Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha.


Nukë jan’ ata që shajënë atë ëmërin’ e mirë, që me ata thirri juvet?


E nxuarë martirë të rrem, që thoshnë: Kij njeri nukë pushon tuke kuvënduarë të shara kondrë këtij vëndit së shënjtëruarë edhe kondrë nomit.


E i tha Petrua: Anania, pse të mbushi zëmërënë tënde satanai të gënjeç Shënjtinë Shpirt e të mbaç nga të çmuarit’ e arësë?


E Farisejtë si digjuanë, thanë: Kij nukë nxjer të paudhëtë, po me anë të Veellzevullit, të parit së paudhëvet.


E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.


E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.


E dritë fotiet do të mos feksjë më tek ti; as zë dhëndërit e nuse do të digjonetë më tek ti; sepse reshperët’ e tua qenë megjistanët’ e dheut, sepse me magjira të tua u pllanepsnë gjithë miletetë.


E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi.


E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.


E këtë protoparë të diji, se do të vijënë ndë dit të pastajme përqeshës, që të ecëjnë ndë dëshërime të ture.


Ature duhetë t’u thurjënë gojënë. Ata nakatosjënë gjithë shtëpitë tuke dhidhaksurë punëra që s’kanë hie, për të poktisurë pak gjëkafshë.


Edhe nga mesi juaj do të ngrihenë ca njerëz të dhidhaksjënë punëra të shtrëmbëra, që të heqëjnë mathitejtë pas vetiut.


Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite