17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëratë, ësht’ e vdekurë mbë vetëhë të saj.
Sepse sikundr’ është kurmi i vdekurë pa Shpirt, kështu edhe besa është e vdekurë pa punëra.
Ç’është mbrodhi, o vëllazërit’ e mi, ndë thashtë njeri që ka besë, e nukë ka punëtë, mos mund besa të sosjë atë?
Më e pastajmea e porsisë adha është dashuria nga zëmëra e qëruarë, e nga fiqiri i mirë, edhe nga besa që s’ka gënjeshtrë.
Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto të tria, po m’e madhe nga këto është dashuria.
Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.
Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë.
Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit.