27 Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë.
Nd’është ndonjë e ve që ka djelm a ngonër, le t’i mpsojënë protoparë të qivernisjënë shtëpin’ e ture e të paguajnë borçnë që kanë ndë përind, sepse këjo ësht’ e mirë e e dheksurë përpara Perndisë.
E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë.
Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.
Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
Me mes t’ature ka bërë ndër nevet dhurëtira të nderçura e të mëdha të taksura, që me anë të këture të bëni pjesëtarë të fisit së Perndisë me t’ikurë nga prishëja që është ndë jetë për dëshërime.
Sespe nd’është që iknë molit’ e jetësë me anë të së njohurit së Zotit e atij që shpëtoi nevet, Iisu Hristoit, ndë këto pa janë mbërdhepsurë e mundurë, ature të pastajmetë bënenë më të liga se të paratë.