Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Iakovit 1:22 - Dhjata e Re 1827

22 E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë.

Gade chapit la Kopi




Iakovit 1:22
31 Referans Kwoze  

(Sepse jo ata që ndiejnë nomnë janë të drejtë përpara Perndisë, po ata që bëjënë sikundrë shkruan nomi do të bënenë të drejtë.


Ndë kupëtuatë ju këto, do të jini të lumurë, ndë qoftë që të bëni ato.


Cilido adha njeh të bëjë të mirënë, e nuk’ e bën, ai është mbë faj.


E nga këjo e dimë që e kemi njohurë atë, ndë ruajtiçim porsit’ e tij.


Edhe ai tha: Më tepër janë të lumturë ata që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e ruajën’ atë.


Sepse ai që të bëjë thelimën’ e jatit sim që është ndë qiell, ai është vëllai im edhe motra, edhe mëma ime.


E çdofarë punë që të thoni a të bëni, (bënie) gjithë mbë ëmër të Zotit Iisuit, tuke efharistisurë Perndinë e babanë për të.


E ja që shpejt vij unë. I lumurë ësht’ ai që ruan fjalët’ e profitisë të kësaj kartet.


Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë.


Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.


Mos gënjeni vetëhenë. Me Perndinë nukë bënenë lodrë, sepse atë që mbjell njeriu, atë edhe do të korrjë.


I dashurë, mos ecë pas së keqesë, po pas së mirësë. Ai që bën të mirë është nga Perndia, ma ai që bën të keq nuk’ e ka parë Perndinë.


Sepse nd’i duketë ndonjëit se është gjë, pagjene ai gënjen vetëhen’ e tij.


Nuk’ e diji ju që të shtrëmbëritë nukë do të kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë? Mos gënjeni. As kurvjarëtë, as Idhollollatrëtë, as mihotë, as të fëmuaritë, as ata që fëjejënë para jush.


E dhidhaksni ata të ruajënë gjithë sa u porsita juvet, e ja, unë jam me juvet gjithë ditë, ngjera ndë të sosurë të jetësë. Vërtet.


Ndë thafçim se nukë kemi faj, gënjejëmë vetëvetëhenë, e e vërteta nuk’ është mbë nevet.


Të pastajmënë, vëllazër, gjith’ ato që janë të vërteta, gjith’ ato që janë të nderçura, gjith’ ato që janë të drejta, gjith’ ato që janë të qëruara, gjith’ ato që janë të dashura, gjith’ ato që janë të lëvduara, nd’është ndonjë areti, nd’është ndonjë të mburturë, këto të silloisni.


Mos liri të ju gënjejënë, sepse kuvëndet’ e liga prishjënë mënt’ e mira.


E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij.


E do të marrënë pagën’ e adhiqisë, ata që silloisjënë të pëlqierë zefqetë që bëjënë përditë, të zhierë e të sharë, tuke ksefandosurë ndë gënjeshtra të ture, kur gostitenë me juvet bashkë.


Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.


Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.


Ma njerëzit’ e këqinj e gënjeshtjarëtë do të venë nga e keqa ndë të më të keqe, tuke gënjierë botënë e tuke gënjierë ata nga bota.


Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite