E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.
Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë.
E atë çast dërgova tek teje. Edhe ti mirë bëre që erdhe. Na, dha, ndashti të gjithë këtu jemi përpara Perndisë, të digjojëmë gjith’ ato që të ka ti Perndia porsiturë.
Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?
Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi.
Mbë gjithë, o vëllazërit’ e mi, mos përgjëroni as për Qiell, as për dhe, as jetërë be mos bëni, po le të jetë fjala juaj: Kështu është, kështu është; nuk është kështu, nuk është kështu, që të mos biri ndë dëm.