Nd’është juvet, ndonëse jeni të këqinj, dini të ipni të dhëna të mira ndë djelm tuaj, sa më tepër jati juaj i qiellvet do të apë të mira nd’ata që kërkojënë nga ai?
E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi.
E nd’është që juvet ndonëse ini të këqinj, dini të ipni ndë djelm tuaj të dhëna të mira, sa më tepër jati juaj i Qiellit, do të apë Shpirt Shënjt mb’ata që ja kërkojënë atij.
Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit.
E natë do të mos jetë atje, as do të mos kenë hri nga drit’ e fotisë, a nga drit’ e diellit; sepse Zoti Perndia i ndrit ata, e do të mbretërojënë ndë jetë pas jetet.
Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!