Kush dëmëton jetërinë, le të dëmëtojë gjithënjë; e kush leros, le të bënetë gjithënjë më i lerosurë; e kush është i drejtë, le të bënetë gjithënjë më i drejtë; sikush është shënjt, le të bënetë gjithënjë më shënjt.
Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia.
E mos bëni anët’ e kurmit suaj armë të së shtrëmbërësë ndë faj; po bëni vetëhenë kurban te Perndia si të gjallë pas vdekëjësë, e anët’ e kurmit suaj bëni armë të së drejtësë te Perndia.
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
Ma cilido që të pijë nga ata ujë që t’i ap unë atij, do të mos ketë et ndë jetë të pasosurë. Po ujëtë që do t’i ap unë atij, do të bënetë nde ai rrjedhëjë ndë jetë të pasosurë.
Ma andaj gjeçë ndëjesë, që të dëftojë mbë mua përpara Iisu Hristoi gjithë dashurinë, për ksomblë ature që duajnë të besoijnë mbë të për jetë të pasosurë.
Ma nd’është që rri mbë juvet Shpirti i atij që ngjalli nga të vdekuritë Iisunë, ai që ngjalli Krishtinë nga të vdekuritë, do të ngjalljë edhe trupatë tuaj që vdesënë, me mes të Shpirtit së tij që rri mbë juvet.