Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon.
Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia.