Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.
Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo.
Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë.
Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë.
U bëçë i pamënd tuke mburturë. Juvet më shtrënguatë, sepse unë desha të jeshë prej jush lëvduarë, sepse mbë ndonjë punë nukë jeshë m’i poshtërë nga ata që janë fort të mëdhinj Apostoj, ndonëse nukë jam gjë fare.
Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea.
Sepse përpara këture ditet u ngre Thevdhai, e thosh vetëhenë se çoç është, me atë u bashkua një nemur ngjera katërqind njerëz. U vra ai, edhe gjith’ ata që i besuanë atij u përhapnë, e s’mbeti ndonjë.
E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë.