Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Gallatë 6:2 - Dhjata e Re 1827

2 Mbai barrën’ e njeri-jatërit, e kështu do të paguani nomn’ e Krishtit.

Gade chapit la Kopi




Gallatë 6:2
25 Referans Kwoze  

Duhetë ndashti, navet të fortitë të mbajëmë smundëjat’ e së sëmurëvet, e të mos bënemi të pëlqierë mbë vetëhe tonë.


E u lutemi juvet, vëllazër, të mpsoi ata që nukë bëjënë ato që ka urdhëruarë Perndia, të parigorisni zëmërëvogjëjtë, të ipni ndihmë të sëmurturet, të jini të durimçim mbë gjithë.


Një porsi të re u ap ndashti juvet, që të doi njeri-jatërinë sikundr’ u desha unë juvet, ashtu edhe juvet të doi njeri-jatërinë.


E këtë porsi kemi prej si, që ai që do Perndinë, të dojë edhe vëllan’ e tij.


Ndë ruani pa juvet nomnë e mbretit, sikundrë thotë karta, të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde, mirë bëni.


Këjo është porsia ime, që të doi njeri-jatërinë, sikundrë u desha juvet.


Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm të tij mbi dru; që të vdesëmë ndë faje e të rrojmë ndë të vërtetë. Për plagë të tij jini juvet shëruarë.


Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi.


Sepse cilido barrën’ e tij do të ngrërë.


E me ata që janë të panom, u bëçë sikur s’keshë nom (ndonëse s’jeshë i panom te Perndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitojë të panomtë.


Sepse nomi i Shpirtit së jetësë mbë Krishtinë Iisunë, më lefterosi mua nga nomi i fajit edhe i vdekëjësë.


Edhe ai i thotë: Ve edhe mbë juvet dhaskalët’ e nomit, se ngarkoni njerëzitë barrë që nukë ngrihenë, e juvet këto barrë nukë doi t’i ngisni as me gjisht tuaj.


Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij.


Kështu kuvëndoni, e kështu bëni, sikur jini për të gjukuarë me nom t’elefterisë.


Sespe më mirë qe për ata të mos kishnë njohurë udhën’ e së drejtësë, se si e njohnë, të kthenenë prapë nga porsia e Shënjtëruarë, që qe dhënë mbë ta.


Që të kujtoni fjalëtë që janë thënë nga Shënjtorëtë Profitër, edhe porsinë tonë t’apostojet, të Zotit që na shpëtoi.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite