Ato punëra kanë me të vërtetë llogori të sofisë, ndë ethellothrisqi e ndë të tapinosurë, e të pakurcierë të kurmit, me të papasurë silloi për të frijturë kurminë.
E u thot’ ature: Juvet jini ata që dëftoni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzet; ma Perndia njeh zëmëratë tuaj, sepse ajo që është e lartë përpara njerëzet, përpara Perndisë ësht’ e ndjetë.
Ma kur paçë unë që nuk’ ecëijnë dreq ndë të vërtetë të Ungjillit, i thaçë Petrosë, përpara gjithëvet: nd’është që ti ndonëse je Çifut, rron si Ethniko e jo Çifutërisht, pse anangas filit’ e tjera të rrojënë si Çifut?
E sepse nukë guxojëmë të vëmë vetëhenë ndë mes, a të barabarisemi me dica që mburjënë vetiut vetëhenë, ma ata si masënë vetëhen’ e ture vetiut, e barabarisjënë vetiut vetëhenë, nukë kupëtojënë.
Po thoshnë se u ngrenë mbë këmbë ca nga eresi i Farisejvet që patnë besuarë, e thoshnë se duhetë të bënenë sunet ata, e t’i porsitjëmë të ruajënë nomn’ e Moisiut.
E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.
Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se gjani me varre të liera me kërqele, që ata përjashta dukenë të bukura, e brënda janë plot eshtëra të së vdekuret, edhe çdolloi të pëgëra.