Fjal’ e vërtetë është këjo. E këto punëra dua që t’i veveoç ti, që ata që besuanë mbë Perndinë të kenë mëntë ndë punëra të mira. Këto janë punërat’ e mira e të vëjiera ndë njerëz.
Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë.
Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni.
U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete.
Po të doi hasmëritë tuaj, e t’u bëni të mirë, e të huani pa omuth të mirri gjë. E do të jetë paga juaj e madhe, e do ini të bijt’ e së lartit, sepse ai është i mirë mb’ata që e mçojënë, e mbë të këqinj.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë.
Me aft i është mathitiut të bënetë si dhaskali tij, edhe kopilit si zoti tij. Ndë është që zotn’ e shtëpisë e thanë Veellzevull, sa tepër do të thonë njerëzit’ e shtëpisë tij?
E juvet posi gurë të gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për të prurë kurbane të Shpirtit, të pëlqiera te Perndia, me anë të Iisu Hristoit.
Sepse është kohë që të nisjë gjuqia nga shtëpi e Perndisë. E ndë qoftë përpara nga nesh, ç’do të jetë sosëja e ature që nukë bindenë ndë Ungjill të Perndisë?
Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha.