1 Vëllazër, ndë qoftë zënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, juvet që jini të Shpirtit, dhidhaksni këtë të tilinë me Shpirt t’ëmblë, e vuri re vetëhenë mos ndodhetë e guciteç edhe ti vetë.
Ndë pastë njeri vëllan’ e tij që fëjen një faj që nukë bie vdekëjë, le të kërkojë, e do t’i apë atij jetë, ature që fëjejënë jo për vdekëjë, është faj për vdekëjë. Nukë thom që për këtë të lutetë.
Po bekoni ndë zëmëra tuaj Zonë Perndinë; e jini gati kurdo të epni xhevap cilitdo që t’u kërkojë juvet fjalë për shpëresë që është mbë juvet, me të butë e me frikë.
Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet.
Mos sterepsni njeri-jatërinë, përveçme ndë qoftë me kuvënd të divet përherë, që të bëni gjë të luturë a agjërim. E përsëri të mbëjidheni të di bashkë, që të mos u gucitjë juvet Satanai, sepse s’mund të mbahishtë.
Edhe unë, vëllazër, nukë munda të u kuvëndojë juvet si njerëzet të Shpirtit, po u kuvëndova si njerëzet të kurmit, u kuvëndova posi foshnjëvet mbë Krishtinë.
Më të pastajmenë adha, vëllazër, u lutemi juvet e u vëmë ndë be mbë Zonë Iisunë, që sikundrë kini mpsuarë nga nesh, mb’atë lloi që duhetë t’ecëni e të pëlqeni Perndisë, që të shtoni shumë.