6 Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit.
Sepse ndë Hristo Iisunë as të preritë vëjen gjë, as të papreritë, po të ktisurit’ e ri.
Të prerëtë s’mbrodh gjë, po është të ruajturitë e porsivet së Perndisë.
Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë.
Nuk’ është Çifut, as Elin, s’është kopil, as eleftero, s’është mashkull a fëmërë, sepse ju të gjithë një vetëmë jini mbë Hristo Iisunë.
Sepse na shtrëngon nevet dashuria e Krishtit.
T’atij që e doji juvet pa parë, mb’atë që edhe ndashti besoni pa parë, e me të besuarë gëzoni me një gëzim të paksijisurë e të lëvduarë.
Tek s’është Elin a Çifut, i prerë a i paprerë, Varvaro a Sqith, kopil a zot, po Krishti (është) çdofarë punë, e është mbë të gjitha.
Me besë kur qe thirrë Avraami, digjoi të del mb’atë vënd, që duaj të mirr klironomi, e u nis pa dijturë ku kish për të vaturë.
Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto të tria, po m’e madhe nga këto është dashuria.
Sepse gjithë jini të bijt’ e Perndisë me anë të besësë, mbi Krishtinë Iisunë.
Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
Sepse digjuam besënë tuaj që kini mbë Krishtinë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë.
Sepse do filinë tënë, edhe sinagojnë ai na e dërtoi navet.