13 Sepse juvet, o vëllazër, jini thirrturë nd’elefteri, po vështroni mirë të mos bëni elefterinë aformi të kurmit, po punoni njeri-jatërinë me dashuri.
Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.
Mbë të gjitha u dëftova juvet se kështu me të punuarë duhetë të ndihëjmë të sëmurëtë e të mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: Më mirë është t’apë njeriu, se të marrë.
Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim.
E unë me shumë gëzim do të prish nga imea, e më shumë më tepërë do të ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë më shumë, juvet më doi më pak.