E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.
O Gallatë të pamënd, kush u bëri të mirri si, kaqë që të mos bindni juvet ndë të vërtetë? Që përpara sivet suaj qe zografisurë më përpara Krishti ndër ju mbërthierë ndë Kruq.
Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea.
Sepse digjuam navet që duallë ca prej nesh e u nakatosnë juvet me fjalë, e u prishnë shpirtëretë tuaj tuke thënë të sunepsi e të ruani nomnë; navet ature s’u patm thënë këtë.
Pra andaj shkruaj unë këto kur jam mërguarë, që kur të vij ati të mos u zë me të keq, sikundrë kam urdhërinë që më ka dhënë Zoti për dërtim, e jo për prishëjë.
U lutem adha që të mos më bëni të zë t’ashprëtë kur të vij ati me ata që vënë ndër mënd dica se jam i ashprë kundrë cavet që silloisenë se navet ecëjmë si do kurmi.
E kemi dërguarë me këta edhe një vëlla tënënë që e kemi dhoqimasurë shumë herë ndë shumë punëra që ësht’ i shpejtë, e ai ndashti është më shumë i shpejtë për tharos të shumë që ka mbë juvet.
Kaqë që nevet nukë njohëmë, sot di parë ndonjë, sikundr’ është kurmi. E ndonëse patm njohurë Krishtnë sikundr’ është kurmi, ma ndashti më nuk’ e njohëmë.