Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?
Kij adha ndër mënd ato që more, e që digjove, e ruaji e metanois; e ndë mos qëndrofç cgjuarë, do të vij tek ti posi kusar, e do të mos e diç ç’kohë vij tek tij.
Po ndashti jemi lefterosurë nga nomi i vdekëjësë që jeshëm lidhurë mbë të, që të punojëmë sikundr’ është Shpirti i ri, e jo sikundrë qe gramma e lashtë.
Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.
Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.
Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë.
Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.
Kur rron adha burri saj, nd’u bashkoftë me tjatër burrë, bënetë kurvë. Ma ndë vdektë burri saj, është lefterosurë nga nomi, që të mos jetë ajo kurvë, nd’u martoftë me tjatër burrë.