7 Nukë je adha më kopil, po bir, e ndë je bir, je klironomi i Perndisë me anë të Krishtit.
E ndë jini juvet të Krishtit, adha jini far’ e Avraamit, edhe klironomë sikundrë qe të taksuritë.
Sepse gjithë jini të bijt’ e Perndisë me anë të besësë, mbi Krishtinë Iisunë.
Pra andaj, o vëllazër, nukë jemi nevet djelm të skllavësë, po të zonjësë.
Ai që të mundjë do të marrë pjesë gjithë këto, e unë do t’i jem Perndi, e ai do të jetë mua bir.
S’mun njeri të punojë di zotërinj, se ja njerinë do të urrejë, e tjatërinë do të dojë, ja njerinë do të ndërojë, e tjatërinë do të ksendërojë. Nukë mundni të punoni ndë një kohë Perndinë, edhe Mamonanë.