E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm.
E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do të vijë mbi tij, e fuqi e së lartit do të të mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma që të lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë.
Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Sepse u thom që Iisu Hristoi u bë shërbëtuar mb’ata që janë nga Peritomia për të vërtetë të Perndisë, që të bën të paluajtura të taksuratë, që qenë bërë ndë baballarë.
Vetëmë me anë të së ngrënatë e të piravet e të lloi-lloi së laravet e cirimoni të kurmit që qenë dhënë të na bijnë ngjera mbë kohë që do të ndreqishnë.
E Iisui u thot’ ature: Ndë qe Perndia babai juaj, pajetërë do të më dojëtë mua; se unë nga Perndia dolla, e arçë; sepse nukë kam ardhurë vetiut, po ai më dërgoi mua.