Biblia Todo Logo
Bib sou entènèt

- Piblisite -




Gallatë 4:3 - Dhjata e Re 1827

3 Kështu edhe nevet, kur jeshëm foshnjë, jeshëm skllavosurë ndënë stihi të botësë.

Gade chapit la Kopi




Gallatë 4:3
20 Referans Kwoze  

Ndë jini adha vdekurë bashkë me Krishtinë, ndë stihi të kësaj jetet, pse ndashti sikur rroni ndë jetë qëndroni për rito?


Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.


Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni?


Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet.


Pra andaj, o vëllazër, nukë jemi nevet djelm të skllavësë, po të zonjësë.


E ndashti dha pse gucitni ju Perndinë, të viri zgjedhënë mbë qafë të mathitivet, që atë as baballarëtë tanë, as nevet mundm ta mbajëm?


Sepse nukë kini marrë përsëri Shpirtin’ e skllavisë për frikë, po kini marrë Shpirtin’ e Iothesisë mbë bij, që me atë thërresëmë: Avva, o Tatë.


E u thosh adha Iisui ature çifutet që panë besuarë nde ai: Ndë ruajtishi fjalët’ e mia juvet, do të jini mathitit’e mi të vërtetë.


Ai u bë Prift jo sikundr’ është nomi i ritëvet e porsivet së kurmit, po për fuqi një jetet së paprishurë.


Sepse Agara është mal i Sinait nd’Arapëri, e ujdis me Ierusalimnë, që është ndashti. Ajo është kopile bashkë me djelm të saj.


Përse adha u dha nomi? Pat qënë çuarë për sebep të paravasevet, ngjera atëherë që të vin ajo farë, që i qe bërë të taksuritë, edhe qe porsiturë me anë të ëngjëjet mbë dorë të mesitit.


Ejani tek u gjithë sa jeni të lodhurë edhe të ngarkuarë, e unë do t’u prëj juvet.


Sepse e dimë që nomi është i Shpirtit, ma unë jam i kurmit, skllav i shiturë ndënë faj.


Sepse juvet duroni atë që u skllavos, atë që u ha, atë që u vjedh, atë që mbahetë mbë të madh, atë që u rreh juvet faqenë.


Po është ndënë pitropë e ikonomë, ngjera mbë kohë që i pat urdhëruarë babai.


Ma atëherë si nukë njohëtë Perndinë, jeshëtë kopij t’ature që s’janë Perndi me të vërtetë.


Këto punëra janë thënë me aligorira, sepse këto janë të dia dhjatatë, njera nga mali i Sinait, që pill skllev. Këjo është Agara.


Sepse tek dojëtë të jeshëtë dhaskalë sa për kohë, kini hri që t’u dhidhaksetë juvet përsëri cilatë janë stihitë e të nisurit së kuvëndevet së Perndisë; e jini të tillëtë që kini hri për qumështë, e jo për të ushqierë të shëndoshë.


Swiv nou:

Piblisite


Piblisite