Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër.
Ngjera sa të arrijëmë gjithë ndë të njëjtënë të besësë e të njohurësë të birit së Perndisë, ndë një burrë të tamamtë, ndë masë të versësë të sosurë të Krishtit.
U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia.
Mb’atë deshi Perndia të bën të njihnë çfarë gjëri qe të pasurit’ e nderit të këtij mistirioit ndë fili të tjera, që ai është Krishti ndër juvet, shpëresë e nderit.
Sepse u dua që të diji juvet, sa shtrëngim kam unë për juvet, edhe për ata të Llaodhiqisë, edhe për gjith’ ata që nukë kanë parë faqenë time të kurmit.
Djelmthit’ e mi, u shkruaj juvet këto punëra, që të mos fëjeni. E ndë pastë ndonjë fëjierë, kemi kush të lutetë mbanë babait, Iisu Hristonë të drejtinë.
Ai (Krishti) ndë dit të kurmit së tij, si pat prurë të fala e të lutura me të thirrë të fortë e me lot mb’atë që mund ta shpëton atë nga vdekëja, e si u digjua për evllavi.
Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.
Ja, që këjo ësht’ e treta herë që jam gati të vij ndër juvet, e do të mos u rëndoj juvet, sepse nukë kërkoj unë punëtë tuaj, po juvet, sepse nukë duhetë të mbëjedhënë djelmtë për baballarë, po baballarëtë për djelm.