E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë.
Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë.